Universiteti i Prishtinës dhe Tiranës me marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbimin e përvojave akademike

Universiteti i Prishtinës dhe Tiranës me marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbimin e përvojave akademike

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti dhe ai i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, kanë nënshkruar në Prishtinë marrëveshje bashkëpunimi që ta zhvillojnë shkencën e artin.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është që nga fillimi i vitit të ardhshëm akademik, profesorët e dy universiteteve do të këmbehen për të ligjëruar me nga një javë në universitetet përkatëse, po ashtu do të bëhet këmbimi i studentëve të Kosovës dhe Shqipërisë .

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, ka bërë të ditur se do të bëjnë këmbimin e profesorëve në universitetet përkatëse.

“Ne nga fillimi i vitit të ardhshëm akademik, nga çdo fakultet të UP-së do ta dërgojmë një profesor për mbajtje të një cikli të ligjëratave nga një javë në Universitet të Tiranës, njësoj nga Universiteti i Tiranës vijnë nga një profesor i fakulteteve përkatëse”, tha Sahiti.

Sipas tij, veprim tjetër do të jetë vizita në mënyrë të organizuar nga personeli akademik për qëndrime të shkurtra një ditore me qëllim të përgatitjeve për komisionin evropian por edhe për donatorë të tjerë.

“Përveç kësaj do të konkretizojmë edhe modalitetet të këmbimit të studentëve në mënyrë që pastaj kreditë e fituara të njihen nga universitetet reciproke”.

Ndërsa rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, ka lavdëruar Universitetit e Prishtinës për programet e studimit.

“Universiteti i Prishtinës e ka diapazonin më të gjerë se ne, ka më shumë fakultete dhe programe studimi, më të përqendruar se UP. Me sa kemi folur me Naserin, universiteti i juaj do të ketë një ekspansion të Shqipërisë. Kemi universitete që mbulojnë edhe fusha që nuk mbulon Universiteti i Tiranës. Ne duhet të japim shembullin se si bashkëpunohet në të mirë të studentëve dhe të pedagogëve, të kërkim shkencor”, ka thënë Hoxha.

Sipas tij, janë shumë hapësira në kuadër të programit të BE-së, të cilat kërkojnë bashkëpunim dhe marrëveshje me qëllim që të rritet potenciali i të fituarit të këtyre projekteve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy