Meteorologia Anira Gjoni thotë se gjatë këtyre dy ditëve priten reshje shumë intensive në të gjithë vendin.
Duke folur për “MCN Live”, ajo tha se do të ketë fryrje të lumit Vjosa në jug dhe Drin dhe Buna në Veri, duke rrezikuar daljen nga shtrati.
Në qarkun e Shkodrës, reshjet do të shfaqin problematika në orët në vazhdim. Në Vlorë dhe Gjirokastër, reshjet do jenë shumë intensive.
Në pjesën tjetër të qarqeve reshjet do të jenë mesatare. Do të jetë një situatë e ngarkuar për shkak të reshjeve.
Temperaturat do të jenë relativisht të larta, ndërsa dita e enjte do të sjellë ulje të temperaturave. Pritet fryrje e lumenjve, Vjosë dhe Drin dhe Buna.
Situata e reshjeve me intensitet të shtuar do të jetë të hënë të martë, ku situata mbetet kritike për shkak të intensiteteve të shtuara.



