Ish-presidenti i Sudanit në gjyq për grushtin e shtetit të vitit 1989

Ish-presidenti i Sudanit në gjyq për grushtin e shtetit të vitit 1989

Ish-presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir të martën doli në gjyq me akuzën për grusht shteti ushtarak që tre dekada më parë e solli në pushtet.

Ish-presidenti 76-vjeçar përballet me akuza për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, por edhe për konfliktin që shpërtheu në rajonin e Darfurit në vitin 2003.

Al-Bashir erdhi në pushtet përmes një grusht shteti ushtarak në vitin 1989 dhe sundoi vendin me “grusht të hekurt”. Ai u rrëzua nga posti në prill të vitit 2019.

Mësohet se dhjetra njerëz, veçanërisht përkrahës së Bashirit u mblodhën jashtë gjykatës, pasi ish-presidenti u soll nga burgu.

Ndërkohë televizioni shtetëror transmetoi gjyqtarin ndërsa po hapte seancën, por pa treguar pamjet e Bashir.

Është hera e parë në historinë moderne të botës arabe që arkitekti i një grushti shteti të dalë në gjyq.  

Bashir është në bankën e të akuzuarve me 10 ushtarakë dhe gjashtë civilë, duke përfshirë ish-zëvëndësat e tij Ali Osman Taha dhe Bakri Hassan Saleh, por edhe ish-ministra dhe qeveritarë të tjerë.

Ata të gjithë akuzohen se kishin komplotuar për grushtin e shtetit të 30 qershorit të vitit 1989, kur ushtria arrestoi drejtuesit politikë të Sudanit, pezulloi parlamentin dhe organet e tjera shtetërore, mbylli aeroportin dhe njoftoi rrëzimin e qeverisë në radio.

Bashir, më vonë u ngrit në gradën e gjeneralit dhe qëndroi në pushtet për 30 vjet, deri sa u rrëzua me datë 11 prill të vitit të kaluar pas disa muajsh protesta në rrugë, të udhëhequra nga rinia.

Një Këshill Ushtarak mori udhëheqjen e vendit, pas protestave të dhunshme kundër presidentit al-Bashir.

Në gusht të vitit 2019, Këshilli ushtarak i Sudanit dhe aleanca e opozitës civile nënshkruan një marrëveshje për ndarjen e pushtetit.

Sipas marrëveshjes së arritur, një këshill i pavarur, i përbërë nga gjashtë civilë dhe pesë gjeneralë, do të udhëheqë vendin deri në mbajtjen e zgjedhjeve.

Të dyja palët u pajtuan që kryesimin e këtij këshilli ta bëjnë me rotacion, për tre vitet e ardhshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy