Reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë qarkun e Gjirokastrës gjatë 24 orëve të fundit kanë sjellë probleme në furnizimin me energji elektrike në disa zona kryesisht fshatra malore.
Ndërprerje të energjisë elektrike raportohen në zonën e Viroit Gjirokastër, Picarit, njësia admnistrative Cepo, Libohovës , Dropull i Siperm dhe Lunxhërisë mëngjesin e sotëm dhe mbremjen e djeshme me intervale.
Probleme me furnizimin me energji elektrike janë evidentuar gjithashtu në qytetin e Sarandës dhe në disa fshatra të saj, si edhe në zonën e Konispolit qe prej dites se djeshme.
Gjithashtu, si pasojë e reshjeve intensive, në disa akse rrugore ne Gjirokaster raportohet për dalje të inerteve në rrugë, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe duke krijuar rrezik për drejtuesit e mjeteve.
