Rëndohet situata në Novoselë, përmbyten banesat (VIDEO)

Rëndohet situata në Novoselë, përmbyten banesat (VIDEO)

Situata paraqitet e rënduar në Novoselë, si pasojë e motit të keq dhe prurjeve të furishme të lumit Vjosa.

 

Gazetarja Arjola Hasanaj raportoi për “MCN Live” se lumi Vjosa ka shënuar rritje të ndjeshme në 9 metra në ujërë e Mifolit, ndërsa në Memaliaj ka arritur në 7.5 metër.

 

Situata është në pikën më kritike të mundshme, ku lumi po i afrohet nivelit të argjinaturës dhe rrezikon ta kalojë atë. Janë përmbytur në Novoselë 100 hektarë tokë dhe 14 banesa, ku zona më problematike paraqitet në fshatin Bishan dhe Fitore. 

 

Autoritetet paralajmëron se nëse uji kalon shinat e trenit, rrezik për përmbytje përbën edhe fshati Novoselë. Ndërkohë në terren ndodhen ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy