Veç kurës që ndiqet përmes mjekësisë shkencore, ajo që po gjen çdo ditë e më shumë hapsirë në Shqipëri është mjekësia popullore. Bimët medicinale mbartin shumë sekrete që njerëzimi kurrë nuk ka rreshtur së zbuluari, të cilat shërojnë një shumëllojshmëri sëmundjesh. Pikërisht për këtë çeshtje në një intervistë për TEMA TV kanë folur 2 specialistë të bimëve mjekësore.
Mjeku popullor Ylli Merja shprehet gjatë intervistës se interesi për bimët medicinale i lindi në kohën kur ishte në shkollë të mesme.Prej asaj kohe, Merja trajton sëmundje të ndryshme përmes mjekësisë popullore që mbetet pasioni i tij. Ndërsa mjeku alternativ Azem Nela shprehet se është ndër të vetmit mjekë që ka studiuar në Romë për mjekësi alternative dhe ka 40 vjet që shëron pacientët me barna natyrale.



