Temperatura deri në 41 gradë, parashikimi i motit për javën e ardhshme

Temperatura deri në 41 gradë, parashikimi i motit për javën e ardhshme

Pas një muaji qershor të lagësht dhe me reshje shiu, tabloja meteorologjike ndryshon totalisht jo vetëm për territorin e vendit tonë por edhe për një pjesë të madhe të kontinentit evropian dhe kryesisht Evropën mesdhetare. Moti për të gjithë javën parashikohet me diell në të gjithë territorin si dhe rritje të ndjeshme të temperaturave si në vlerat minimale ashtu dhe ato të mesditës. Temperaturat në mesditë në zonat e ulëta duke filluar nga dita e nesërme pritet të arrijnë vlerat 36-37 gradë Celcius, ndërsa duke filluar nga dita e mërkurë dhe kryesisht dita e enjte dhe ajo e premte vlera deri në 40-41 gradë Celcius. Vlen për t’u theksuar se kjo pritet të jetë vala e parë e të nxehtit pasi për disa ditë temperaturat pritet të jenë disa gradë më të larta mbi mesataren mujore klimatike të vendit tonë. Përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore përveç temperaturave të larta në orët e mesditës parashikohet që edhe temperaturat në vlerat minimale të mos zbresin poshtë vlerave 26-28 gradë Celcius.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy