Corriere della Sera: Koha për të vizituar Tiranën

Corriere della Sera: Koha për të vizituar Tiranën

Gazeta prestigjoze italiane “Corriere della Sera” në një shkrim special dedikuar Shqipërisë, në kuadër të 104 vjetorit të Pavarsisë së Shqipërisë, e cilëson kryeqytetin Shqiptar si një qytet ndryshe, tërheqës, plot surpriza dhe ku vitet e fundit ka pësuar një ndryshim prej 360 °.

Me një titull tërheqës për lexuesit, sipas kësaj gazete ka ardhur koha e ” Shqipërisë…Tiranës, që jeton mes artit dhe lokaleve të orëve të vona”,  për t’u vizituar nga turistët.

Në shkrim theksohet se Tirana të ofron një “ajër” krejt ndryshe, ka moshë mesatare të re, është vend me art, ngjyra e jetë. Gjatë shkrimit përmendet edhe Kryeministri Rama dhe puna e tij si kryetar bashkie në vitet 2000, i cili cilësohet si një artist që solli ndryshimin në rolin e politikanit.

“Një guidë e thjeshtë në qytetin e Tiranës. Nga muzetë e rinj tek lokalet e natës, nga hotelet më mikpritëse tek restorantet, ja çfarë nuk duhet të humbisni nga kryeqyteti Shqiptar, që sot feston 104 vjetorin e Pavarësisë së vendit.

Në mënyrë të brishtë, ka filluar të kthehet në një destinacion tursitik më të preferuar dhe vlerësuar për momentin, kryeqyteti i ngjyrosur i Shqipërisë është një pjesë për të mos u humbur për këdo që ka dëshirë të zbulojë një vend të afërt por ende të panjohur. Tirana është një nga kryeqytetet më të gjallë në Europë, të rinj, dhe plot gjëra për të parë si: bunkerët të transformuar në muze, galeri artesh bashkohor, lokale moderne, restorante cilësorë, me çmime të arsyeshme.  Nëse keni dëshirë për të zbuluar një qytet ndryshe nga destinacionet e zakonshme, për më pak se një orë fluturimi nga Italia, Tirana është vendi i duhur për ju.

Tirana është duke shpërthyer, çdo muaj ndodh diçka e re. Është një qytet tërheqës, me moshë mesatare të re dhe plot surpriza që këto vitet e fundit ka pësuar një ndryshim prej 360 °. Rilindja nis në vitet 2000, kur në atë kohë Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe artist njëkohësisht, aktualisht kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama vendos të ndryshojë vendit, duke shtuar hapësira të gjelbërta dhe duke i dhënë jetë dhe ngjyra ndërtesave të vjetra të epokës komuniste

Ne Tiranë, ka frymë ndryshimi dhe sidomos aty ka njerëz që më të vërtetë vihen në lojë.

Më tej, kryeqyteti cilësohet si një vend që askush nuk e pret, kjo pasi dëshira për të zhvilluar kulturën dhe artin, ndjehet në çdo rrugë. Duke shëtitur për në qendër do të vëreni se gjërat në të cilat kanë investuar më shumë në këto sektorë, i kanë dhënë jetë galerive dhe manifestimeve më të rëndësishme në ballkan si Bienalja e Tiranës, Çmimi Onufri, organizuar nga Galeria e artit modern dhe Tirana International Film Festival. Gjatë tëre shkrimit jepen argumente pse duhet vizituar Shqiperia  dhe permenden disa nga pikat per tu vizituar ne Tirane si: Muzeu, Xhamia etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy