
Një foto që simbolizon "dashurinë dhe dhembshurinë" e një gruaje 85-vjeçare braziliane që merr përqafimin e saj të parë në pesë muaj nga një infermiere përmes një "perde përqafimi" transparent u emërua “Foto e Vitit” në botë, raporton abcnews.com.
Pas shpalljes së fituesve të Sony World Photografy, tashmë është radha e “World Press Photo of The Year”, çmimi që i jepet fotografive të shkrepura nga mediat ndërkombëtare.
Çmimi i parë iu dha një skene pozitive, edhe pse në një kontekst të vështirë si ai pandemik.
Është fotografja daneze Mads Nissen që ka kapur në San Paolo të Brazilit përqafimin e një infermiere me një zonjë të moshuar, falë një perdeje plastike që mundëson shmangien e infektimit, në një vend thellësisht të tronditur nga më shumë se 360 mijë viktima nga COVID-19.
Çmime të tjera u ndanë për kategori specifike, si fotolajm, mjedis, sport dhe portret.



