Herbalisti Irfan Gjeçi shpjegon kurat natyrale për osteoporozën, e njohur si sëmundja e kockave.
Në emisionin “Zgjohu me MCN” ai tha se sëmundja mund të jetë e trashëguar apo edhe prej cilësisë së jetës që çon në humbjen e mineraleve të kockave, humbet densiteti, kemi dhimbje dhe mund të ketë thyerje.
Duhet nisur me një dietë, që populli e ka përdorur prej kohësh, kura më e mirë për tre javë deri në një muaj është marrja e një kokrre veze dhe larja mirë e saj, vendosja e saj në një filxhan ose një gotë, shtrydhja e limonit, nuk thyhet veza, lihet në frigorifer 24 orë.
Se duam t’i marrim kalciumin në mënyrë natyrale. Nëse veza është zbutur, limoni e ka tretur kalciumin dhe e lë në gotë.
Këtë lëng ne do e veçojmë nga veza dhe do e pimë në mëngjes. Këtë gjë do e pimë rregullisht dhe brenda një jave do të ndjejmë një përmirësim shumë të shpejtë.
Pas moshës 50-vjeçare një në tre femra fillon goditet nga osteoporoza dhe për këtë është tërfili i kuq.
Do të mjaftojë tre herë në ditë nga një lugë gjelle tërfil të zjehet dy tre minuta, lihet 10 minuta sa të ftohet dhe pastaj pihet. Kjo ndihmon për balancimin hormonal.
Se kur femrat fillojnë menopauzën, nisin ndryshimet e para hormonale. Mbi 50 vjeç shfaqet zakonisht osteoporoza, por edhe më herët për shkak të përdorimit të duhanit, kanabisit, alkoolit etj. Vitamina C në formë pluhuri ndihmon shumë, jo tableta.
Një ndihmë shumë e mirë është tre herë në ditë çaj rozmarine, mjafton të zjejmë një lugë çaj në 250 ml. Por nuk këshillohet të merret pas orës 19.00 të darkës, se mund të na lërë pa gjumë.
Sipas tij, një zgjidhje e mirë kundër reumatizmës dhe lagështisë së tepërt është duke hapur një gropë në rërë në mëngjes dhe më pas në mesditë mund të futesh në të dhe lagështia zhduket komplet.



