Dita Botërore e veshkave është një nismë e përbashkët e Shoqatës Ndërkombëtare të nefrologjisë (ISN) dhe Federatës Ndërkombëtare të Fondacioneve të veshkave (IFKF), e cila shënohet që nga viti 2006.
Dita Botërore e veshkave ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë që kanë veshkat për shëndetin tonë dhe zvogëlimin e shpeshtësisë dhe pasojave nga sëmundjet e veshkave dhe problemeve shëndetësore si pasojë e tyre në mbarë botën.
Sëmundja e veshkave aktualisht prek rreth 850 milion njerëz në të gjithë botën.
1në 10 persona është i prekur nga sëmundja kronike të veshkave.



