<p>Gazetarja Klodiana Lala thotë se përgjegjësia për skandalin e Spitalit Onkologjik shkon deri te ministrja e Shëndetësisë. Lala tha në emisionin “Të Paeskpozuarit” se i gjithë sistemi është i korruptuar. </p> <p><a href="https://www.fibank.al/individe/depozita-dhe-investime/depozita/depozita-e-hapur" target="_blank"><img alt height="100" src="https://www.mcntv.al/sites/default/files/fbank31.gif" style="float:left" typeof="foaf:Image" width="600"></a></p> <blockquote> <p><em>Nuk janë këta përgjegjësit e vetëm. Nuk ndodh vetëm te onkologjia, ndodh në të gjithë sistemin. Të gjitha koncesionet janë korruptive. Nis që nga sistemi i referimit të një pacienti nga mjeku i familjes te QSUT. Nuk ka pasur asnjë hetim për vite me radhë. Si është e mundur që për vite me radhë barnat e Onkologjikut kanë dalë dhe janë shitur në farmacie. Si është e mundur që tenderat kanë për shkuar në duar të disa individëve. Si është e mundur që ministrja e ka ditur nga një eksperte e pavarur gjermane që i gjithë Onkologjiku ishte i kontaminuar nga rrezatimi. Ndaj e shikoj këtë histori shumë më të madhe se këta ekzekutorët. Ndalja te bërthama kriminale nuk që është i gjithë problemi. Problemi shkon vertikalisht. </em></p> </blockquote>



