Një udhëzim i ri i firmosur nga Ministria e Shëndetësisë ka hapur debat të fortë publik, pasi i hap rrugë ofrimit të terapisë hormonale në sistemin shëndetësor publik për personat transgjinorë, duke parashikuar nisjen e saj edhe që nga mosha 14 vjeç.
Vendimi ka sjellë reagime të forta nga opozita, e cila e kundërshton nismën dhe kërkon rishikim të kuadrit ligjor.



