Me shtyrjen e afateve për resortin në ishullin e Sazanit, Vlorës i shtohet edhe këtë sezon veror një destinacion më shumë turistik. Ndërkohë, anëtari demokrat në Këshillin Bashkiak të Vlorës, Atird Hoxha, ngre shqetësime për mungesë transparence dhe konsultimi publik mbi projektin, ndërsa qytetarët shprehen të ndarë mes mbështetjes për investimin dhe dyshimeve lidhur me përfitimet që ai mund të sjellë.



