Irani deklaron lëshimin e satelitit ushtarak në orbitë

Irani deklaron lëshimin e satelitit ushtarak në orbitë

Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se kishin nisur me sukses satelitin e parë ushtarak të mërkurën, në një kohë tensionesh të reja me forcat amerikane në rajonin e Gjirit.

Shtetet e Bashkuara pretendojnë se programi satelitor i Iranit është thjeshtë një mbulim për zhvillimin e raketave, ndërsa republika islamike ka insistuar edhe më parë se aktivitetet e saj hapësinore janë në përputhje me rregullat ndërkombëtare.

Tensionet mes dy vendeve u përshkallëzuan javën e kaluar, pasi Departamenti i Mbrojtjes akuzoi anijet iraniane për provokim të anijeve të SHBA-së në rajonin e Gjirit.

Trupat e Gardës Revolucionare islamike e përshëndetën lëshimin e befasishëm të satelitit, duke e konsideruar atë si një “sukses të madh” për vendin.

Sateliti i parë i Republikës Islamike të Iranit është lançuar me sukses në orbitë nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike”, thuhet në “Sepahnews”, uebfaqja e internetit të Gardës.

Njoftimi thekson se sateliti i quajtur “Nour” ishte nisur nga shkretëtira e Markazit, e cila është një hapësirë e gjerë në rrafshnaltën qendrore të Iranit.

“Hedhja me sukses e satelitit në hapësirë do të jetë një sukses i madh dhe një zhvillim i ri në studimin e hapësirës për shtetin e Iranit”, thuhet në faqen e internetit.

Ky operacion vjen pas një tentative tjetër të Iranit për të lëshuar një satelitë në orbitë, i cili dështoi dhe sipas autoriteteve, nuk ishte për qëllime ushtarake

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy