Teoritë konspirative, Çipi: Njeriu e ka për detyrë të dyshojë. Nëse janë gjëra të zakonshme nuk mbahen sekret

Teoritë konspirative, Çipi: Njeriu e ka për detyrë të dyshojë. Nëse janë gjëra të zakonshme nuk mbahen sekret

Regjisori Kastriot Çipi, thotë se togfjalëshi teori komploti është e re si hyrje në gjuhën shqipe.

Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, lidhur me teoritë konspirative, sqaroi se “martesa” e fjalës komplot me teori bëhet qëllimisht për të nënkuptuar se është gënjeshtër dhe diçka e pavërtetë.

Njeriu e ka për detyrë të kërkojë burime alternative, duhet edhe të dyshojë. Nëse ka prova dhe indicie, nuk është teori konspirative, por ka fakte dhe është investigim.  

Edhe Kushtetuta e Shqipërisë, është marrë nga kushtetuta të huaja, kryesisht italiane, i ndalon organizatat me karakter të fshehtë. Pse duhet mbajtur sekret, kur janë gjëra të zakonshme?

Shteti amerikan ka një ligj për të drejtën e informimit dhe ka një klauzolë që thotë se çdo dosje pas 30 vitesh duhet të bëhet publike, por jo për të gjitha rastet.

Nga gjërat që bëhen publike një pjesë zgjon shumë interesante. Kam lexuar për një operacion se si në tre faza Amerika duhet të bëjë çmos që të hyjë në luftë me Kubën, për ta pushtuar.

Këtë e ka përpunuar Departamenti i Mbrojtjes dhe ia ka vënë në tavolinë John Kennedy i cili është llahtarisur dhe nuk ka pranuar ta firmosë.

Aty thuhet se meqenëse ne lufta nuk po na provokon dhe ne duam një luftë me Kubën, do e provokojmë ne.

Pas 11 shtatorit 2001 thuhet se në fazën e fundit, do marrim një avion, do lyhet me ngjyrat e kompanisë amerikane, me 240 studentë që do shkojnë në Karaibe, të shoqëruar me gazetarë dhe kamera.

Ky avion do të fluturojë në këtë kuadrat, jashtë rrezikut të Kubës, do paguhen me 100 mijë dollarë secili student, do pajisen me dokumente të reja dhe nuk duhet të duken më në Amerikë.

Do zbresin në Meksikë. Një avion i njëjtë, me të njëjtën ngjyrë do filmojë mbi Kubë, në dokument thuhet se nëse nuk na sulmon, do e sulmojmë ne nga një pikë.

Amerikanët do të hynin në një luftë që nuk e donin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy