
Gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet sidomos në zonën veriore të vendit, duke sjellë rënie gurësh e materialesh në trup të rrugës në segmentet Dushaj-Sheshi i Trageteve-Lekbibaj, Hani i Hotit-Tamarë, Bogë-Theth, Ura e Zapodit-Shishtavec, Elbasan-Librazhd.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se grupet e punës të mirëmbajtjes me mjete kanë punuar pa ndërprerje për të siguruar qarkullim normal.
Ndërkohë qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale.



