Divjakë/ 82-vjeçarja dhunohet barbarisht nga hajduti që hyri t'i vidhte banesën: Nuk më pyeti për asgjë, vetëm më torturonte

Divjakë/ 82-vjeçarja dhunohet barbarisht nga hajduti që hyri t'i vidhte banesën: Nuk më pyeti për asgjë, vetëm më torturonte

Kaleme Dardha, 82 vjeçe është dhunuar 4 ditë më parë nga një hajdut i cili hyri për të vjedhur në banesën e saj në fshatin Shën e Premte në Divjakë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesnatën e së premtes.

E moshuara e cila jeton e vetme në banesën e saj tha se ajo është torturuar dhe se ka qenë vetëm një person me kapuç në kokë që e ka sulmuar.

Unë isha vetëm fare në shtëpi, ishte ora rreth 12:30, shkova në tualet dhe kur u ktheva për të hyrë në dhomën e gjumit vura re që dera ishte hapur. Mendova se mos është hapur nga era, mbylla derën dhe kur u ktheva për te dhoma e gjumit ai më erdhi nga mbrapa. Më kapën nga mbrapa dhe më shtrinë përmbys në dysheme.
Pastaj torturë. Ishte me kapuç, vetëm një ishte dhe nuk më thanë asgjë. Nuk më pyetën për asnjë. Më vuri këmbët te mesi dhe më tërhiqte nga koka e qafa. Isha fillikat e vetme në shtëpi. Pastaj ai më futi gishtat në gojë dhe unë e shtrëngova edhe pse nuk i kisha dhëmbët, në atë moment ai më lëshoi. Por gjaku im rridhte rrëke, nuk ndjeja asnjë dhimbje. Kur më lëshoi, doli jashtë.

Menjëherë pasi kanë mësuar ngjarjen, dy vajzat e saj Rahime Dardha dhe Hasime Goberja janë nisur urgjentisht nga Italia për të ardhur pranë nënës së tyre të dhunuar barbarisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy