Qumështi formulë për foshnjat “Aptamil” është tërhequr nga tregu, pasi ka rezultuar me baktere, njësoj si “NAN 1 ”, që u hoq pak ditë më parë.
Lajmin e ka bërë me dije Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i cili i bën thirrje konsumatorëve nëse e kanë blerë këtë produkt dhe e kanë gjendje, ta kthejnë atë në pikat e shitjes.



