2 Tetor, Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës

2 Tetor, Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës

Sot në mbarë botën shënohet Dita Botërore Kundër Dhunës.

Dita Botërore Kundër Dhunës është caktuar data 2 tetor, e cila përkon me ditëlindjen e Mahatma Gandhit, udhëheqës i lëvizjes për pavarësi në Indi dhe mbështetës i filozofisë dhe strategjisë kundër dhunës.

Kjo festë reflekton respektin universal që Gandi ka frymëzuar dhe forcën dhe rëndësinë e filozofisë së tij.

Kombet e Bashkuara njohin lidhjen filozofike midis parimeve të të drejtave të njeriut (në kuptimin universal)dhe atyre të përdorura nga MahatmaGandhi.

Gandhi ka nxitur krijimin e marrëdhënieve të shëndetshme ndërmjet njerëzve të feve dhe etnive të ndryshme, duke respektuar të drejtat e grave dhe duke ulur varfërinë.

Sipas rezolutës A/RES/61/271 të 15 qershorit 2007, kjo ditë u caktua për të përforcuar mesazhet kundër dhunës, duke përfshirë edukimin dhe ndërgjegjësimin publik.

Kjo rezolutë rikonfirmon rëndësinë universale të parimeve kundër dhunës dhe dëshirën për të siguruar kulturën e paqes dhe tolerancës.

Në këtë ditë promovohet që transformimi social ose politik mund të arrihet pa përdorimin e ndonjë lloj dhune. Studiuesit e kanë quajtur teorinë e “Jo-dhunës!” si “politika e njerëzve të rregullt”, të cilët nuk kanë qasje në instrumentet e dhunës, përfshirë edhe armët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy