Rruga që ndau shqiptarët/ Në 1940 u ndërtua me standard, në 2026 e mori lumi (VIDEO)

Rruga që ndau shqiptarët/ Në 1940 u ndërtua me standard, në 2026 e mori lumi (VIDEO)

Afro një shekull më parë edhe pse teknologjia ishte më pak e avancuar, përgjegjësia njerëzore e lartë dhe kontrolli. Kanë bërë që rrugët të ishin më të qëndrueshme dhe të kushtonin shumë më pak se sot.

 

Lëvizja e njeriut dhe mallrave ndër shekuj është e lidhur me rrugën, ndërsa mjetet ndër vite kanë përparuar për të shkurtuar distancat gjeografike.

 

86 vite më parë aksi Elbasan-Korçë do të merrte formën zyrtare të një rrugë automobilistike. Emisioni “FactCheck” në MCN TV sjell fotot ekskluzive referuar Archivio Luce, ku në korrik të vitit 1940 këtij aksi i është kushtuar një dokumentar.

 

Ndër mjetet e punës për trasenë e cila pjesërisht ruante gjurmët e rrugës Egnatia dhe pjesërisht e re, ishin kazma, lopata, karrocat dhe puna e krahut.

 

Punëtorët e kohës realizuan si trasenë ashtu edhe skarpatet e maleve në gjurmën e rrugës.

 

Në këto foto arkiv pjesë e aksit ishte edhe hekurudha aq e rëndësishme për të mundësuar jo vetëm lëvizjen e njerëzve por po ashtu edhe mallrave, ndërsa prej më shumë se një dekade treni nuk kalon më në këtë aks.

 

Elbasan-Korçë është e një gjatësie 125-130 km, distancë e cila referuar limiteve të rrugëve urbane apo autostradave përshkohet maksimalisht për 80-90 minuta. 

 

Po për fat të keq, prej 120 orësh ky aks është i pakalueshëm. Shkak është bërë një rrëshqipte masive e dherave në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”. 

 

Rruga e shembur është pjesë e aksit të vjetër e njohur si SH3, apo aksi shtetëror 3 i cili ka ndikuar duke shembur edhe pjesën e autostradës të korridorit VIII.

 

Të dy këto nyje lidhëse të rrugës kanë bërë që nga Tiranë, Elbasani apo çdo vend tjetër i Shqipërisë për të udhëtuar drejt Pogradecit apo Korçës dhe anasjelltas, të jetë e pamundur.

 

E teksa në terren pu punohet, dritëhijet e një rruge që lidh Jug-Lindjen e vendit me Shqipërinë e Mesme, Veriun dhe kryeqytetin mbeten aty. Nëna natyre u hakmorr apo njeriu abuzoi aq shumë sa gjithçka u nis në vitin e largët 1940 e prishi në 2026.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy