Në Ditën Botërore të Autizmit, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka dhënë mesazhin e saj përmes një video të momenteve nga aktiviteti me fëmijët e Shkollës Speciale “Luigj Gurakuqi” në Tiranë.
Ekspozita e pikturës, këndi senso-rekreativ dhe koncerti i organizuar në palestrën e shkollës, i shtuan ngjyra dhe emocione kësaj dite, duke përcjellë mesazhe ndërgjegjësuese dhe duke përqendruar vëmendjen tek këta fëmijë.
Kushi shpreh angazhimin për të punuar më shumë që të sigurojë të drejtat dhe mirëqenien e tyre.
Shikoni sa të mrekullueshëm janë këta fëmijë që takova në Shkollën Speciale "Luigj Gurakuqi" Tiranë, të cilët me rastin e Ditës Botërore të Autizmit kishin përgatitur një koncert shumë mbresëlënës së bashku me mësuesit e tyre të përkushtuar. Ne do të punojmë më shumë për të siguruar të drejtat dhe mirëqenien e tyre.



