Instagram së shpejti me rregulla të reja: Do të kërkojë kartën e identitetit për profilet fake

Instagram së shpejti me rregulla të reja: Do të kërkojë kartën e identitetit për profilet fake

Është bërë e ditur se “Instagram” ka paralajmëruar rregulla të reja. Rrjeti social, ndër më të rëndësishmit në botë, do të kërkojë kartën e identitetit, për të verifikuar profilet false. Pra një kryqëzate e re kundër mashtrimeve dhe miliona profileve te rrejshme, që janë krijuar edhe nga agjenci të specializuara, me qëllim reklamime, duke pompuar klikimet e larta, aksionet, apo edhe duke bezdisur profilet rregullta e duke bërë komente të pahijshme.

Në shënjestër do të vihen të gjitha ato llogari që sipas inteligjencës artificiale nuk përfaqësojnë identitetin e personave realë prapa tyre, duke pasur edhe një sjellje potencialisht të gënjeshtërt në rrjet, si për shembull ata që kanë pak postime, shumë ndjekës, lëvizje të çuditshme, me aktivitetet të shënjestruar etj.

Të gjithë këtyre profileve do t’i kërkohet një dokument real zyrtar, dhe nëse nuk do të përgjigjet kërkesës, pra nëse nuk do paraqesë fotokopjen e dokumentit, profili do të ketë penalizime të forta.

Aktualisht shifrat janë të frikshme, ku rrjeti social regjistron mbi një miliard përdorues aktivë, me rreth 500 milionë që shfletojnë të ashtuquajturit “Story”, dhe rreth 63% që e përdorin “Instagram”-in mbi një herë në ditë pas një llogarie që ka në dukje një sjellje jo reale.

Pra, kjo masë është ndërmarrë jo vetëm për arsye të ruajtjes së privatësisë e qetësisë për çdo përdorues nga profilet toksikë, por edhe në kuadër të makroproblemit, për çështje sondazhesh në zgjedhje, biznesesh, apo çështje ndërkombëtare që prekin shumë interesa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy