Prezantohen të dhënat nga Observatori i Femicidit, Avokati i Popullit: Të njihet si vepër penale e veçantë. 72 % e rasteve, viktimat kanë përjetuar abuzim të mëparshëm

Prezantohen të dhënat nga Observatori i Femicidit, Avokati i Popullit: Të njihet si vepër penale e veçantë. 72 % e rasteve, viktimat kanë përjetuar abuzim të mëparshëm

Përfaqësuesja e Avokatit të Popullit, komisionerja Vilma Shurdhi, prezantoi sot gjetjet e Observatorit për Femicidin. 

 

Për herë të parë, përveç vrasjeve dhe femicideve, monitorimi për vitin 2024 është zgjeruar duke përfshirë edhe vrasjet e mbetura në tentativë, plagosjet e rënda me dashje dhe shkaktimin e vetëvrasjes. 

 

Sipas të dhënave të prezantuara, rezulton se gjatë katër viteve të fundit (2021-2024) në Shqipëri janë vrarë 37 gra dhe vajza, nga të cilat 27 raste (ose rreth 73%) janë vlerësuar si femicide. 

 

Gjatë vitit 2024 u analizuan 18 raste të dhunës ekstreme ndaj grave dhe vajzave. Në 72% të rasteve (13 nga 18), viktimat kishin përjetuar dhunë të mëparshme nga autori, gjë që vërteton se dhuna fatale është shpesh një përshkallëzim i abuzimit të njohur. 

 

Ndonëse 5 nga viktimat kishin kërkuar ndihmë në polici përpara krimit, asnjë prej tyre nuk ishte nën masa aktive mbrojtjeje në momentin e ngjarjes. 

 

Analiza nxjerr në pah dobësi në identifikimin e hershëm të rrezikut dhe mungesë koordinimi ndërmjet policisë, prokurorisë dhe shërbimeve sociale Motivet kryesore lidhen me dëshirën për kontroll, xhelozinë dhe normat e thella patriarkale. 

 

Mbi gjysma e ngjarjeve (56%) ndodhën në zona rurale, duke treguar një nevojë më të madhe për vëmendje në këto komunitete. 

 

Viktimat e vitit 2024 ishin nëna të 33 fëmijëve, ku 9 prej tyre janë të mitur. 

 

 

Në një rast tragjik, tre fëmijë të mitur humbën jetën nga nëna e tyre para se ajo të vetëvritej. 

 

Institucioni i Avokatit të Popullit rekomandon: 

Forcimin e vlerësimit të hershëm të rrezikut dhe monitorimit të rasteve.  

 

Njohjen ligjore të femicidit si një vepër penale e veçantë. 

 

Të dhënat u prezantuan gjatë një aktiviteti të organizuar në kuadër të 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Grave, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe UN Women, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, Avokatin e Popullit, Ambasadën e Suedisë, dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian. 

 

Në mars 2024, Avokati i Popullit, në bashkëpunim me Zyrën e UN Women në Shqipëri, krijoi Observatorin për Femicidin, duke e pozicionuar Shqipërinë si vendin e parë në Ballkan (dhe ndër të paktët në Evropë) që ka ngritur një mekanizëm monitorimi për vrasjet me bazë gjinore ndaj grave dhe vajzave. Në dhjetor 2024 u publikua raporti i parë monitorues për vitet 2021–2023, i cili përmblodhi dhe analizoi në mënyrë sistematike të dhënat, identifikoi boshllëqet në përgjigjen institucionale ndaj këtij fenomeni dhe paraqiti një sërë rekomandimesh për institucionet shqiptare.

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy