Ish zyrat apo funksionarë të administratës dhe të institucioneve kushtetuese përfshirë deputetët dhe nëpunësit civilë do të aplikojnë për marrjen e pensionit suplementar apo të pagesës kalimtare në bazë të kritereve të reja.
Një vendim i Këshillit të Ministrave, që sapo është publikuar, saktëson kategoritë që përfitojnë. Bëhet fjalë për 36 institucione buxhetore.



