155 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid 19 gjatë 24 orëve të fundit.
Janë gjithësej 1,657 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë.
Fatmirësisht në 24 orët e fundit asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë janë shëruar 196 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 324,455 që nga fillimi i epidemisë.



