Nis ndarja e granteve për riparimin e dëmeve nga tërmeti në Durrës/ Ahmetaj: Llogariten 8 miliardë lekë

Nis ndarja e granteve për riparimin e dëmeve nga tërmeti në Durrës/ Ahmetaj: Llogariten 8 miliardë lekë

Ka nisur sot procesi i dhënies së granteve në qytetin e Durrësit për riparimin e banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Gjatë një takimi me ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetajn, kryebashiaken e Durrësit, Emirjana Sakon dhe prefektin e qytetit, kryeministri Edi Rama tha se do jenë 7449 familje, që përfitojnë nga pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive.

Rama u shpreh se në fillim të qershorit do të hapen dyert e banesave individuale, ndërsa banesat kolektive sipas tij kërkojnë më shumë kohë.

Ministri Ahmetaj bëri të ditur se shuma që do t’u jepet qytetarëve në dorë për riparimin e dëmtimeve të banesave të tyre është e konsiderueshme, sepse, tha ai, edhe dëmet në bashkinë e Durrësit janë të mëdha.

“Vetëm grantet DS1, DS2, DS3 janë 2.5 miliardë lekë që do të shpërndahen për 7500 banesa të dëmtuara deri sot, por procesi do të vijojë pasi ka ende dosje në shqyrtim”, bëri të ditur ministri.

Ahmetaj po ashtu informoi se shumë shpejt do të nisë edhe riparimi i dëmeve në ambientet e përbashkëta në Bashkinë e Durrësit.

Ministri u shpreh se fondi i llogaritur për riparimin e dëmeve të ambienteve të përbashkëta në bashkinë e Durrësit llogaritet 1 miliardë lekë.

Ahmetaj deklaroi se grantet e miratuara për riparimin e banesave të dëmtuara lehtë deri mesatare në të gjithë zonat e prekura nga tërmeti llogariten deri tani 7.2 miliardë lekë.

Sipas tij, ka ende dosje që janë duke u parë dhe se deri në fund kjo shumë pritet të arrijë në 8 miliardë lekë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy