Testi i ri që dallon Covid-19 nga gripi sezonal brenda 90 minutash

Testi i ri që dallon Covid-19 nga gripi sezonal brenda 90 minutash

Testet e reja 90-minutëshe që mund të zbulojnë koronavirusin dhe gripin pritet të aplikohen javën e ardhshme. Tamponi dhe marrja e ADN-së do të ndihmojnë në dallimin midis Covid-19 dhe sëmundjeve të tjera sezonale.

Matt Hancock, sekretari i shëndetësisë në Britani tha se këto risi të fundit për testimin e koronavirusit janë shpëtim i jetës. Ai gjithashtu shtoi se: “Miliona teste të reja të shpejta të koronavirusit do të japin rezultate në vend brenda 90 minutash, duke na ndihmuar të prishim shpejt zinxhirin e transmetimit. Fakti që këto teste mund të zbulojnë gripin, si dhe Covid-19 do të jenë jashtëzakonisht të dobishme pasi jemi duke shkuar drejt stinës së dimrit dhe virozat stinore janë më të pranishme.”

Aktualisht, tre të katërtat e rezultateve  të testit kthehen brenda 24 orësh  por ka raste që përgjigjeja mund të zgjasë deri në dy ditë.

Pothuajse gjysëm milioni i testeve të reja të shpejta, të quajtura LamPore, do të jenë të disponueshme nga java e ardhshme në klinikat shëndetësore dhe laboratorët. Gjatë gjithë vitit pritet që këto shifra të rriten raporton BBC.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy