Dorjan Teliti: Qeveria shqiptare sot i dha mbi 800 mijë euro inceneratorit të Tiranës

Dorjan Teliti: Qeveria shqiptare sot i dha mbi 800 mijë euro inceneratorit të Tiranës

Eksperti i ekonomisë, Dorjan Teliti është shprehur të premten se vetëm ditën e sotme qeveria shqiptare ka paguar gjashtë fatura të koncesionit të inceneratorit të Tiranës, mbi 800 mijë euro.

I ftuar në emisionin “Në Fokus”, në televizionin TVT me gazetarin Nertil Agalliu, Teliti tha se normalisht media pret që të mësojë numrin real të personave që kanë marrë pagën e 400 mijë lekëshit, pra sa familje kanë përfituar nga ndihma ekonomike, por asgjë nuk është paguar, përveç faturave të koncesioneve.

A e dini se çfarë ka ndodhur sot dhe normalisht ju prisni lajmin se sa persona kanë marrë pagën e 400 mijë lekëshit. Ju prisni lajmin se sa nga ato familjet kanë marrë ndihmën ekonomike, asgjë nuk është paguar sot, ama janë paguar gjashtë fatura të koncesionit të inceneratorit të Tiranës. Janë paguar ekzaktësisht 844 mijë euro. Pardje, janë paguar mbi 1 milionë euro për inceratorin e Fierit. Ja ku shkojnë parat tona”, tha ai.

Sipas tij, kontratat tërësisht klienteliste, para që në vend që të vihen në xhepat e qytetarëve shqiptar, biznesit të vogël, të mesëm apo atij të madh, në formën e subvencionit, të mbështetjes direkte dhe të uljes së taksave, shkojnë për një grup personash.  

Ai theksoi se për biznesin nuk është thjesht mbështetja me lukuiditet, por qeveria mund t’ia ulë barrën fiskale në mënyrë që ato pak para që i kanë të mos i çojnë në arkën e tatimeve apo doganave, por t’i fusin në xhepin e tyre për të bërë investime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy