Panelet diellore në Çërravë, banori: Investimi prek fshatarët, po iu mor kullota banorët i bie të ikin (VIDEO)

Panelet diellore në Çërravë, banori: Investimi prek fshatarët, po iu mor kullota banorët i bie të ikin (VIDEO)

Kevi Muçollari, përfaqësues i komunitetit të Çërravës në Pogradec ku banorët protestojnë kundër vendimit të Këshillit Bashkiak për ndërtimin e parkut fotovoltaik në vendin e kullotave, thotë se nëse iu merren tokat banorët i bien të largohen, pasi jetojnë me blegtori.

Nga studio e “MCN Informacion”, ai u shpreh kundër projektit, pasi preket ekonomia familjare e këtij komuniteti. 

Sipas tij, projekt nuk kanë parë dhe hedh poshtë pretendimet se toka është me gurë dhe zhavorr, por shton se toka është pjellore. 

Ka pasur konsultim ku flitet për dhënie me qira të kullotave. Ata që kanë qenë pjesëmarrës kanë qenë blegtorë të zonës të cilët janë shprehur kundër, duke vendosur, emër, mbiemër dhe firmë. Ne kemi një rezultat nga ky konsultim, ne nuk duam që ky investim të bëhet, sepse ky investim prek fshatarët. 

Së pari kundërshtohet sepse banorët e Çërravës, rreth 20-30 familje, merren me këtë lloj ekonomie, ky është aktiviteti ekonomik i tyre. 

Në momentin që ajo kullotë jepet me qira për parqe fotovoltaike, një pjesë e mirë e banorëve që merren me këtë aktivitet nuk kanë me çfarë të merren, dhe i bie t’iu thuash banorëve largohuni. Ne jemi kundër se preket ekonomia familjare e këtij komuniteti. 

Projekt ne nuk kemi parë, ndoshta ata kanë por nuk na e kanë treguar. Nëse do i pyesësh banorët në kanë projekt për investimin në ato kullota ne nuk e dimë. Ne kemi vetëm fjalët e sekretarit të bashkisë. 

Sekretari i bashkisë tha se do vij një investitor strategjik dhe do investojë në këtë park fotovoltaik dhe ajo që përfitojmë ne nga ky park, është punësimi i dhjetë rojeve. Janë 2000 krerë të imëta dhe rreth 200 gjedhë dhe banorët me to merren. 

Sekretari i bashkisë thoshte se ajo tokë është zhavorr, me gurë dhe tokë djerrë. Por e vërteta është krejt ndryshe dhe pamjet filmike e hedhin poshtë. Zyrtarët e bashkisë duhet të shkojnë në terren dhe ta verifikojnë se çfarë toke është kjo. 

E vërteta është që ajo tokë është përdorur historikisht, asnjëherë nuk ka qenë e papërdorur. Është përdorur vazhdimisht. Ajo tokë sipas një marrëveshje komunale është përdorur nga banorët. Është tokë-shtet. Nuk është tokë private. 

Me tapitë e vjetra ka qenë tokë private. Banorët kanë vendosur që për sa kohë merremi me blegtori atë tokë ta shfrytëzojmë. 

Administratori i Buçimasit pretendon se ju nuk keni dokumentacion që të shkoni të kullosni atje bagëtitë. 

Banorët kanë kërkuar që ta marrin ata atë tokë me qira për kullotën, duke qenë se ata e përdorin. Kanë shkuar te zyrat e bashkisë, e kanë kërkuar që ta marrin kullotën me qira, por nuk iu është dhënë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy