Fundjava rikthehen shiun/ Parashikimi i motit për të shtunën dhe të dielën

Fundjava rikthehen shiun/ Parashikimi i motit për të shtunën dhe të dielën

Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Ditën e shtunë moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell.

Reshje shiu që në orët e para të mëngjesit fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët në jug ndërsa në veriperëndim dhe qendër me intensitet mesatar e lokalisht të lartë.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se hera-herës do të ketë reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Ditën e diel moti pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mesditës do të pasohen nga reshje lokale shiu në veri dhe qendër të vendit.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i forcës 2-3 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy