70-vjetori i Universitetit të Mjekësisë, Gjata: Brenda 2024 do të shkojmë në 500 kuota studimi

70-vjetori i Universitetit të Mjekësisë, Gjata: Brenda 2024 do të shkojmë në 500 kuota studimi

Rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata deklaroi në ceremoninë e 70-vjetorit të këtij Universiteti se do të rriten kuotat e studimit.

Në fjalën e tij, teksa bëri një historik të shkurtër të Universitetit të Mjekësisë dhe prezantoi shkurtimisht dhe projektet në të cilat është përfshirë, Gjata tha se pritet që brenda 2024 të arrihet në 500 kuota.

Kemi ambiente super moderne dhe teknologji të lartë. Ambientet i krijojnë studentëve dhe stafit akademik mundësinëtë mësojnë më shumë dhe të sfidojnë më shumë. Dua të falënderoj Manastirliun për rritjen e ndejshme për shpërblimin që pedagogët e lëndëve klinike marrin. Rroga e pedagogëve është më e lartë se çka qenë. Doja të theksojë mbështetjen që na është dhënë për krijimin e kabineteve. Detyra e universitet është të sigurojë edukimin në vazhdim. Duke ndryshuar mjekësia jemi dhe ne të detyruar të studiojmë, të thellojmë njohuritë.

Sfidat e e të ardhmes janë të vështira, por do kemi mundësi t'i kalojmë. Do të rriten kuotat e studimit sidomos për mjekësinë. Në 2024 do të shkojmë të paktën 500 kuota pranimi për vitin e parë. Kemi parashikuar të bëhet rivlerësimi i kapaciteteve të burimeve të njerëzore të Universitetit. Është i domosdoshëm rikonstruksioni i dy godinave të Universitetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy