Nis vaksinimi kundër gripit të stinës, 260 mijë doza në të gjithë vendin

Nis vaksinimi kundër gripit të stinës, 260 mijë doza në të gjithë vendin

Vaksinimi kundër gripit të stinës ka nisur në të gjithë vendin. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se 260 mijë doza janë shpërndarë në gjithë Shqipërinë.

Nga Qendra Shëndetësore nr.1 në Tiranë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, bëri thirrje që sidomos personat që konsiderohen grupe risku të bëjnë dozën e vaksinës kundër gripit.

“Janë 260 mijë doza vaksinash që janë siguruar për të gjitha qendrat shëndetësore në mbarë vendin. Instituti i Shëndetit Publik së bashku me Operatorin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor janë duke mundësuar shpërndarjen pranë mjekëve të familjeve, duke diagnostikuar gjithë grupet e riskuara. Janë të ftuar, dhe u bëj thirrje që t’u drejtohen qendrave shëndetësore me qëllim që të bëjnë dozën e vaksinës kundër gripit”, u shpreh Ministrja Koçiu.

Në grupin e personave të rrezikuar bëjnë pjesë individët e moshës së tretë mbi 60 vjeç, Fëmijët nga 6 muajsh deri në 12 vjeç, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kardiovaskulare, personat me sëmundje pulmonare apo astëm bronkiale, diabetikët, personat me sëmundje kronike të mëlçisë ose veshkave, të sëmurët me tumor/kancer, personat obezë, personat me imunitet të dobët, etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy