
Ervin Resuli, një nga të parët që ngriti alarmin për ngordhjen e 500 mijë pulave në vend, thotë se duhet transparencë në lidhje me procesin e asgjësimit. Resuli, i cili është president i Shoqatës Konsumatori dhe Prodhuesi, shprehet se pas pezullimit të drejtoreshës së AKVMB, hapat e mëtejshëm që duhet të bëjë ministria janë:
1. Ku janë groposur pulat e ngordhura, duke i shoqëruar për mediat me foto të momentit si dhe procesverbalet përkatëse konform legjislacionit përkatës.
2. A janë sekuestruar vezët e këtyre pulave?
3. A janë ruajtur mostrat e pretenduara për laringotrakeit në bankën e mostrave në ISUV, për tu rianalizuar në një laborator të referencës në BE?



