“Shqipëria mund të bëhet si Qiproja”, Duma: Sazani, hapi i parë i kolonizimit ekonomik (VIDEO)

“Shqipëria mund të bëhet si Qiproja”, Duma: Sazani, hapi i parë i kolonizimit ekonomik (VIDEO)

Investimi i përfolur gjatë i Jared Kushner në Sazan ka marrë së fundmi edhe ngjyrime politike në mediat amerikane. Një prej këndvështrimeve më të përdorur është fakti se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po shet pjesë të territorit dhe sovranitetit të vendit për sigurinë e vet politike dhe një marrëdhënie të ngrohtë me administratën Trump. Në sfond të këtij investimi akuzohet se qëndron Izraeli që bën lidhjen mes SHBA dhe interesave të Kushner në Mesdhe. Fioralba Duma, e cila ka qenë pjesë e reportazhit politik mbi Sazanin në një prej mediave të së majtës amerikane, thotë se Shqipëria rrezikon të bëhet si Qiproja.

Janë 52 biznese në Shqipëri nga shtetas izraelitë. Edhe Afinity Partners ka investime edhe në Bregun Perëndimor, tokë e pushtuar palestineze. Lidhjet e tij janë të qarta prej kohësh, saqë edhe takimi mes Ramës dhe Kushner ndodhi në një jaht të familjes Rothchild. 

Familja e tij ka histori të vjetër të ortodoksisë hebreje. Fluturimet që prej muajsh janë hapur direkt me Tel Avivin janë pasqyrë e këtyre marrëdhënieve në rritje. Janë 5 fluturime në javë nga Tel Avivi dhe anasjelltas. 

Është herët për të folur për një krahasim me Qipron. Por Shqipëria duket se po ndjek atë lloj strategjie. Qiproja është e njohur për strategjitë e investimeve që lidhen me pastrimin e parave. Shqipëria mund të jetë në hapat e saj të parë. Por vetë shitja e Sazanit apo taksimi tepër i ulët tregojnë se Shqipëria po futet në rrugën e Qipros. 

Të japësh një ishull të tërë do të thotë të japësh territorin tënd. Kjo është e rrezikshme, mund të krijojë precedent si Qiproja. Nga këtu fillon kolonizimi ekonomik. Një investim që sjell zero taksa, zero përfitim për vendin, nuk mund të quhet investim.  

Duma u ndal edhe te ideja e shtetit bektashi, e cila sipas saj mund të jetë e rrezikshme. 

Në fillimet e vendosjes në praktikë të idesë së krijimit të shtetit bektashi kanë në bazë një dyshim. Bazohet në faktin se nuk ka pasur një kërkesë nga komuniteti bektashi, pra nuk nisi si një nevojë. Ishte surprizë edhe për vetë bektashinjtë. Erdhi nga lart-poshtë. Kjo tregon se ka një plan. Si ide ishte për një shtet sovran. Sovraniteti do të thotë që krijohet një shtet si Vatikani ose shtetet e tjera. Ky shtet mund të përdoret si një ishull i ruajtjes nga ligji ndërkombëtar. Të kesh një shtet veçmas, sovran dhe me bazë teokratike, do të thotë që më shumë persona që kanë kryer krime mund të fshihen aty. Lidhjet e Baba Mondit me korrupsionin dhe ato me komunitetin izraelit, fotot me Joel Kaplan, që është rabini i Shqipërisë, i kundërshtuar ky edhe nga vetë hebrejtë e Shqipërisë, ngrenë shumë dyshime. Duhet të jemi vigjilentë që kjo të mos ndodhë.  

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy