
Në shumë vende të botës ‘Dita Botërore e Veganëve’, festohet çdo vit me datën 1 nëntor.
Dita Botërore e Veganëve u festua për herë të parë në vitin 1994 në ditëlindjen e 50-të të ‘The Vegan News’, i cili u botua në vitin 1944 nga anglezi Donald Watson.
I quajtur “Babai i Vegjetarianizmit”, Donald Watson synoi të rrisë ndërgjegjësimin e publikut për mënyrën më të shëndetshme të jetesës, larg produkteve dhe produkteve shtazore, duke i nxitur lexuesit e tij të formojnë një lëvizje sociale për mbrojtjen e kafshëve.
Në veçanti, shumica e veganëve mund të heqin dorë nga çdo produkt shtazor, që nga ushqimi (mishi, peshku, bulmeti, vezët, mjalti, poleni) deri te rrobat prej lëkure dhe leshi, për shkak të dashurisë së tyre për kafshët, por ka shumë që zgjedhin këtë dietë për të mbrojtur planetin ose për arsye shëndetësore (sipas studimeve ata që hanë mish janë më të prirur ndaj sëmundjeve të zemrës).
Të qenurit vegan na bën më të shëndetshëm pasi dieta ushqimore është më e pasur me vitamina dhe minerale, të cilat i marrim nga pemët dhe perimet që ndihmojnë të kemi një shëndet më të mirë.



