Sulmi kibernetik/ Brenda një muaji, AKSHI kërkon 25 specialistë IT

Sulmi kibernetik/ Brenda një muaji, AKSHI kërkon 25 specialistë IT

AKSHI kërkon specialistë të IT-së. Vetëm pak kohë pas sulmit kibernetik që nisi më 17 korrik dhe gjunjëzoi të gjitha shërbimet shtetërore online, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit duket se ka nevojë për punonjës të rinj. Në seksionin e njoftimeve janë publikuar të tilla për specialistë IT pranë ministrive dhe agjencive të tjera shtetërore.

Ekspertët e sigurisë kibernetike kanë deklaruar se sulmi mbi sistemin shtetëror të të dhënave ka ardhur për shkak të nelizhencës së institucionit kryesor që menaxhon dhe ruan të dhënat.

Dy javë më parë, në raportin përfundimtar mbi sulmin, Microsoft arriti në konkluzionin se sulmi i kryer në 4 faza, duke nisur nga maji i vitit 2021, u ka dhënë hakerave akses në sistemet tona të informacionit për shkak të neglizhencës së punonjësve për të përditësuar serverat.

Pas sulmit të korrikut ndaj AKSHI-t, shërbimet qeveritare online u pezulluan për mëse një javë. Kryeministri Rama i garantoi shqiptarët se të dhënat e tyre nuk ishin prekur. Hetimet arritën në përfundimin se bëhet fjalë për grupe iraniane, të lidhur me strukturat shtetërore. Ndërkohë, të dhëna dhe emaile zyrtare, përshirë ato të vetë Ramës, nisën të publikohen në faqen Homeland Justice.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy