Pandemia Covid-19 ka vrarë mbi 1 mijë e 800 njerëz në Iran.
Vendi është detyruar të marrë masa të ashpëra për parandalimin e përhapjes së virusit, duke përfshirë edhe mbylljen e vendeve të shenjta Shiite.
Pyetja që shtrohet është nëse, a mund të jenë autoritetet në republikën islamike, duke e evidentuar egërsinë e epidemisë dhe në të njëjtën kohë sfidën për ta luftuar atë?
Kjo krizë ka ardhur në kohën kur Irani po përballet me një nga periudhat më të trazuara të tij, që nga rrëzimi i Shahut në 1979, një vend i braktisur nga komuniteti ndërkombëtar dhe me një ekonomi të dobët, e shkatërruar mbi të gjitha nga sanksionet amerikane.
Bazuar në të dhënat zyrtare, Irani është vendi i katërt që është prekur më shumë nga Covid-19, duke u radhitur pas Italisë, Kinës dhe Spanjës.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour është shprehur se 50 raste të reja me virus raportohen në orë dhe shënohet një vdekje për çdo 10 minuta.
Megjithatë, mediat e huaja raportojnë se kjo shifër tragjike është e ulët, duke aluduar për një numër më të madh viktimash dhe të prekurish.
Edhe Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit, (NCRI), i jashtëligjshëm atje, ka pretenduar se numri i vërtetë i viktimave mund të shkojë deri në 8,800 persona.
“Ky është një regjim që është bazuar në mbajtjen e gjërave të fshehura”, tha Azadeh Kian, një profesor i sociologjisë në Universitetin e Parisit.
Sipas tij, vetëm kur situata vazhdoi të bëhet serioze, Irani filloi të flasë madje edhe për koronavirusin. Ai, deklaroi se viktimat e para u raportuan nga burimet iraniane me vështirësi në frymëmarrje dhe jo të infektuar nga koronavirusi.
Zv/ministri i Shëndetësisë, Reza Malekzadeh deklaroi se Irani nuk mund t’a pranonte aq shpejt praninë e Covid-19, gjë të cilën e bëri vetëm me 19 shkurt, pavarësisht se virusi ishte në qarkullim që në muajin janar./ Radio Farda, France 24/



