Në Beograd ka të plagosur në protestë, e pëson dhe ish-ministri i Brendshëm për shkak të Kosovës

Në Beograd ka të plagosur në protestë, e pëson dhe ish-ministri i Brendshëm për shkak të Kosovës

Në Beograd u plagosën 43 policë dhe 17 civilë në protestën e nisur për shkak të paralajmërimeve për orën policore.

Në qendër të kryeqytetit serb u mblodhën mbi 1000 protestues pasi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se do vendoste orën policore në fundjavë, për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja me koronavirus.

Policia përdori gaz lotsjellës, pasi një grup protestuesish tentuan të hynë në parlament.

Protesta u shpërnda pas orës 1:30 të mëngjesit.

Të martën, autoritetet shëndetësore në Serbi lajmëruan për 13 viktima nga koronavirusi dhe 299 raste të reja.

Vuçiç tha se duhet të mbrohen qytetarët dhe se atij nuk i interesojnë reagimet politike e protestat.

Në total, në Serbi ka mbi 16 mijë raste me koronavirus dhe 330 viktima.

“Tradhtari” Jeremiç

Gjatë protestës së djeshme, protestuesit gjithashtu shprehën pakënaqësi edhe me ish-ministrin e Punëve të Brendshme, Vuk Jeremiç.

Ai u pa të kalonte përgjatë Kuvendit të Serbisë, ndërkohë disa protestues e goditën atë dhe e quajtën “tradhtar”, duke i kujtuar se ka shitur Kosovën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy