‘Spaska band’, djemtë e muzikës live: Nëse s’do ta bënim muzikën me pasion, nuk do ishim këtu

‘Spaska band’, djemtë e muzikës live: Nëse s’do ta bënim muzikën me pasion, nuk do ishim këtu

Grupi “Spaska Band”, i njohur për performancat e tij me muzikë live, ishte i ftuar në studion e emisionit “Zgjohu me MCN”, ku këngëtarët Pier Noshi dhe Stiv Mello rrëfyen historinë e krijimit të grupit, rrugëtimin artistik dhe suksesin e ndërtuar ndër vite.

 

Duke folur për zanafillën e “Spaska Band”, artistët treguan se gjithçka nisi në vitin 2017, kur hapat e parë të grupit u hodhën nga dy themeluesit e tij.

 

Në fillim ishim vetëm unë dhe Pier. Më pas erdhën gradualisht edhe pjesëtarët e tjerë. Na ngjiti kjo logoja ‘Spaska’ dhe vendosëm ta mbanim si emër të grupit”, u shpreh Stiv Mello.

 

Gjatë intervistës, ata ndanë edhe eksperiencat e tyre personale me muzikën. Pier Noshi tregoi se ka përfunduar Akademinë e Arteve, ndërsa Stiv Mello vjen nga një profil krejt tjetër akademik.

 

Unë kam mbaruar Akademinë e Arteve, ndërsa Stivi Ekonomikun, por muzika ka qenë gjithmonë pasioni ynë. Shpesh e diskutojmë që, nëse nuk do ta bënim këtë gjë me qejf, ndoshta nuk do të kishim zgjatur kaq shumë”, tha Pier Noshi.

 

Nga ana tjetër, Stiv Mello kujtoi momentin kur vendosi të ndiqte rrugën e muzikës, duke marrë pjesë në spektaklin “The Voice”.

 

Nuk e di çfarë më ndodhi kur isha rreth 19 vjeç. Vendosa të shkoja në ‘The Voice’ dhe aty nisi gjithçka. Nuk e kisha provuar më parë seriozisht, por arritëm deri në fazat live. Kitarën e kisha nisur rreth një vit më herët”, tregoi ai.

 

Pas eksperiencës në talent show, Mello tha se krijoi grupin e tij të parë muzikor, ndërsa më vonë, pas një shkëputjeje të shkurtër për shkak të studimeve master, njohja me Pier Noshin do të shënonte nisjen e një kapitulli të ri artistik.

 

Pas ‘The Voice’ krijuam një band dhe luajtëm për një periudhë. Më pas u shkëputa për disa muaj nga muzika për shkak të studimeve master. Kur u njoha me Pierin, nisi edhe rrugëtimi ynë në muzikën live”, përfundoi ai.

 

Sot, “Spaska Band” vazhdon të jetë një nga grupet më të angazhuara në performancat live, duke e kthyer pasionin për muzikën në një histori suksesi që vijon të rritet nga viti në vit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy