Ky vit shënon 25 vjetorin e fushatës “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore,” e cila ka nisur në vitin 1991 dhe është organizuar nga Qendra për Udhëheqjen Globale të Grave, beri te ditur sot ambasada e SHBA-së në Tiranë.
Në një postim në faqen e ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në vijim thuhet se “Në nder të këtyre ditëve të aktivizmit, gazetarja Erjona Rusi prodhoi këtë video me mbështetjen e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës Amerikane në Tiranë. Dhuna me bazë gjinore është një kërcënim i vazhdueshëm dhe dhunim i të drejtave universal të njeriut”.
“Është përgjegjësia jonë – vajza dhe djem, gra dhe burra – që të thyejmë heshtjen dhe të themi MJAFT!”, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.



