Covid-19/ Kina rishikon numrin e viktimave, shton edhe 1300 persona

Covid-19/ Kina rishikon numrin e viktimave, shton edhe 1300 persona

Autoritet kineze kanë rishikuar të premten numrin e viktimave të raportuara si pasojë e virusit Covid-19, duke e çuar nga 3300 që ishte në 4600 persona.

Në qytetin Vuhan , i cili ishte epiqendra e shpërthimit, thuhet se rritja dramatike prej me shume se 1300 është për shkak të mosveprimeve, vonesave dhe gabimeve të mëparshme.

Sipas BBC, numri i vdekjeve është rritur pasi po llogariten disa që kanë vdekur më parë dhe disa të tjerë jashtë spitaleve.

Në fillim të këtij muaji, Vuhan u bllokua duke paralizuar qytetin prej 11 milion banorësh për më shumë se dy muaj, në një përpjekje drastike për të ulur përhapjen e virusit.

Megjithatë, mbi dy milionë raste të sëmundjes janë raportuar deri tani në të gjithë botën dhe dhjetëra vende janë ende të izoluara.

Ndërsa sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins kanë humbur jetën rreth 137,000 persona.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy