Festimet për Vitin e Ri/ Anulohen performancat live në “Prite n’shesh” në Prishtinë

Festimet për Vitin e Ri/ Anulohen performancat live në “Prite n’shesh” në Prishtinë

Në pritje të vitit të ri, Prishtina ka njoftuar se për shkak të masave antiCovid, ka anuluar aktivitetet në “Prite n’shesh”. 

Sipas njoftimit, aktivitete për festën e Vitit të Ri, do të lejohen në shesh deri në ora 21.30.

“Komuna e Prishtinës ju njofton se duke u bazuar në vendimin nr.01/46 të datës 30.11.2021 të Ministrisë e Shëndetësisë dhe IKSHPK-së për mbajtjen e rregullave të njëjta për parandalimin e përhapjes të variantit të ri të virusit Omicron, anulohen performancat live në aktivitetin e organizuar nga Drejtoria e Kulturës “Prite n’shesh” me qëllim të ruajtjes së shëndetit të përgjithshëm publik”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës.

Sipas komunikatës nga komuna e Prishtinës aktivitetet tjera të “Prite n’shesh vazhdojnë deri në orën 21:30, ndërsa bizneset në fushën e gastronomisë do të operojnë deri në orën 23:00.

“Apelojmë qytetarët të respektojnë vendimin e Ministrisë, të mbajnë distancën dhe të vendosin maskat” thuhet në komunikatën e komunës së Prishtinës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy