Konferenca e parë shkencore ndërkombëtare e ASH/ Gjinushi: Fuqizohet ngritja e Njësisë së Biogjenetikës

Konferenca e parë shkencore ndërkombëtare e ASH/ Gjinushi: Fuqizohet ngritja e Njësisë së Biogjenetikës

“Bioteknologjia dhe gjenetika, zhvillimet dhe sfidat e së ardhmes” titullohej konferenca e parë shkencore ndërkombëtare, e zhvilluar sot nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë.

Në konferencë ishin përfshirë mbi 200 kontribues me prani fizike dhe online me pjesëmarrjen e 70 referuesëve nga Shqipëria, Austria, Egjipti, Franca, Holanda, Gjermania, Libani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Greqia, Kosova, Maqedonia, Italia.

Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, tha se “Ngritja e njësisë së Biogjenetikës është një përvojë e re në praktikën e funksionimit të ASH-së, e mundësuar në bazë të ligjit të ri, që tregoi në këtë hark kohor efikasitetin, ashtu si dhe simotrat e saj: njësia e nanoteknologjisë e quajtur NANO-ALB, njësia e gjeofizikës e sizmologjisë apo ajo e inteligjencës artificiale”.

“Nëpërmjet saj ASH-ja ka mundur t’iu përgjigjet si problemeve akute që dolën e dalin para shkencës e institucioneve shëndetësore, siç ishin e janë shumë problematika e pikëpyetje që lidhen me pandeminë e shkaktuar nga Covid-19, ashtu edhe problemeve të perspektivës, që lidhen me zhvillimin e shkencës së bioteknologjisë dhe të gjenetikës në tërësi”, – tha Gjinushi.

Sipas tij, njësia e biogjenetikës dhe komisionet përkatëse të ASH-së, kanë krijuar tashmë një lidhje e komunikim me njësitë e angazhuara e të specializuara në këtë fushë të shkencës te ne.

“Në sajë të këtij bashkëpunimi e ndërveprimi ne kemi tashmë një tablo të qartë mbi nivelin e kërkimit shkencor e të stafeve akademike përkatëse në fushat e nëndegët e lidhura me bioteknologjinë e gjenetikën, si dhe mbi masat që duhen ndërmarrë e hapat që duhen hedhur, për të rritur performancën e nivelin e kërkimit në këtë drejtim të shkencës e dijes”, u shpreh Gjinushi.

Kjo, vijoi Gjinushi, ka përforcuar idenë e domosdoshmërisë së fuqizimit të njësisë së biogjenetikës, duke e ngritur në nivelin e një qendre elitare të kërkimit.

“Siç dihet, pranë saj është bashkuar edhe ish-laboratori i imunologjisë, që sigurisht ndihmon në realizimin e disa projekteve, që lidhen me çështje të imunitetit të fituar ndaj COVID-19, nëpërmjet rënies në kontakt me virusin në mënyrë natyrale apo vaksinimit nga vaksina të ndryshme, por që është i pamjaftueshëm për ambicien dhe synimin tonë për këtë qendër e që ju të gjithë do të uronit”, theksoi ai.

Kreu i ASH-së Gjinushi tha se bashkëpunimi do të shtrihet edhe në mbështetjen e kërkimit me rritjen e nivelit e cilësisë së kërkuesve të rinj, nëpërmjet përmirësimit të kurrikulave, futjes së disiplinave të reja dhe masterit në fushat përkatëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy