11 emigrantë nga Lindja e Mesme lëshojnë sinjalin SOS pranë grykëderdhjes së Vjosës

11 emigrantë nga Lindja e Mesme lëshojnë sinjalin SOS pranë grykëderdhjes së Vjosës

11 emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme, sipas informacioneve, kanë lëshuar sinjalin SOS.

 

Bëhet me dije se emigrantët kanë kërkuar ndihmë në det të hapur, 8 milje larg grykëderdhjes së Vjosës.

 

Emigrantët kanë rrezikuar të mbyteshin, por fatmirësisht ndihma në kohë ka bërë të mundur shpëtimin e tyre.

 

Synimi i tyre ishte të kalonin drejt Italisë, ndërsa mësohet se kanë mbetur për orë të tëra në det të hapur.

 

Kjo pasi mjeti me të cilin udhëtonin nuk ka qenë i përshtatshëm për të lundruar aq persona.

 

Ata u transportuan me mjet lundrues nga Policia Kufitare drejt Triportit, Vlorë.

 

Të përfshira në aksionin për shpëtimin e tyre Guardia Di Finanza dhe Policia Kufitare të cilat kanë nisur pastrullimet sërish në det për të parë nëse ka raste të tjera të kalimit të paligjshëm të kufirit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy