EMA rekomandon përdorimin e antiviralit ndaj Covid-19

EMA rekomandon përdorimin e antiviralit ndaj Covid-19

Agjencia Europiane e Mjekësisë (EMA) të enjten deklaroi se rekomandon përdorimin e antiviralit remdesivir për të trajtuar pacientët me Covid-19, të cilët janë mbi 12 vjeç dhe vuajnë nga pneumonia dhe kanë nevojë për terapi me oksigjen.

Miratimi me kusht jepet pa të dhënat e plota që zakonisht janë të detyrueshme, megjithatë të dhënat që janë në dispozicion dëshmojnë se përfitimet e medikamentit tejkalojnë rreziqet e tij të mundshme.

Agjencia thotë se studimet nuk treguan përmirësim të gjendjes në pacientët me simptoma mesatare, pasi ata që morën këtë mjekim u përmirësuan në të njëjtën kohë me ata që iu përdor efekti placebo.

EMA dhe Komisioni Europian do të vendosin brenda javës nëse do japin autorizimin e kushtëzuar për përdorimin e medikamentit.

Antivirali ka pasur ndikim pozitiv në rastet urgjente në SHBA dhe Britani, ndonëse përdorimi i tij ka qenë i limituar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy