
Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u shpreh sot se gjatë pandemisë, shqiptarët kanë shpenzuar miliona €uro, ndërkohë që nuk janë rimbursuar as 1 përqind të shumës së shpenzuar.
“Shqiptarët kanë shpenzuar 30 milionë euro për ilaçe dhe mjekime gjatë pandemisë, ndërsa qeveria u ka rimbursuar atyre veç 231 mijë euro” .
Tabaku nënvizoi se, “as 1% e vlerës së harxhuar nuk ka shkuar për të ndihmuar qytetarët”.
“Fytyra e vërtetë e një qeveria që politikën nuk e përdor për ti shërbyer qytetarëve por tu pasuruar vete, të braktisur dhe në fatkeqësi. Jemi vendi me varfërinë më të lartë në rajon, dhe me pagat më të ulëta. Kjo nuk mund të jetë mënyra se si qeveriset vendi ynë”, tha më tej Tabaku.



