Shembja e banesave te “5 Maji”, PD kërkon seancë urgjente dëgjimore tek 'Ligjet'

Shembja e banesave te “5 Maji”, PD kërkon seancë urgjente dëgjimore tek 'Ligjet'

Tetë deputetë të Partisë Demokratike në Komisionin e Ligjeve kërkojnë zyrtarisht seancë dëgjimore për shembjen e shtëpive tek zona e “5 Majit” në kryeqytet.

Sipas tyre, seanca kërkohet në përpjekje për t’u ardhur në ndihmë banorëve që nuk kanë asnjë përgjigje nga asnjë institucion dhe që ndodhen nën presionin e policisë për prishjen e shtëpive, deputetët e PD-së i dërguan Kryetares së Komisionit të Ligjeve një kërkesë për seancë dëgjimore të premten.

Deputetët Gazment Bardhi, Enkelejd Alibeaj, Dhurata Çupi, Saimir Korreshi, Greta Bardeli, Dashnor Sula, Elda Hoti, Bledion Nallbati vënë në dukje detyrimin e këtij komisioni për të mbrojtur të drejtat e njeriut, posaçërisht të drejtën e pronës për rastin e familjeve në zonën e “5 Majit”.

Në seancë dëgjimore, përveç një përfaqësie nga banorët, janë thirrur edhe përfaqësues nga disa institucione:

1.  Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj;

2.  Drejtori i IMT pranë Bashkisë Tiranë;

3.  Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano;

4.  Avokati i Popullit, Erinda Ballanca

Deputetët e PD-së kërkojnë gjithashtu edhe paraqitjen nga institucionet të dokumentacionit të plotë mbi projektin dhe veprimtarinë e institucioneve mbi pronën e qytetarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy