Fundi i izolimit 22-vjeçar, hapet rruga drejt plazhit të Kakomesë

Fundi i izolimit 22-vjeçar, hapet rruga drejt plazhit të Kakomesë

Një prej çështjeve më të debatueshme dhe më jetëgjata që lidhet me aksesin në bregdetin shqiptar ka hyrë në një fazë të re. Pas 22 vitesh kufizimesh dhe kundërshtimesh nga komuniteti lokal, është hequr barriera që pengonte hyrjen në gjirin e Kakomesë, duke lejuar sërish qasjen e lirë në këtë zonë natyrore.

 

Ky zhvillim erdhi pas presionit të vazhdueshëm të banorëve të Nivicë-Babarit, të cilët kishin njoftuar organizimin e një proteste masive më 21 qershor. 

 

Në një deklaratë publike, Shoqata “Bregdeti” theksoi se kjo arritje është rezultat i përpjekjeve të komunitetit dhe mbrojtjes së trashëgimisë së tyre, duke kundërshtuar çdo përpjekje për ta përdorur çështjen për qëllime politike apo elektorale.

 

Kakomeja nuk është Parlamenti i Tiranës dhe as shesh për amnisti partiake. Nivica nuk shitet dhe nuk bëhet vegël e asnjë partie”, thuhet në deklaratën e Shoqatës “Bregdeti”.

 

Megjithëse pengesa fizike është hequr, raportohet se organizatorët kanë konfirmuar se tubimi i planifikuar për të dielën, në orën 12:00, do të zhvillohet sipas planit.

 

Aktiviteti do të ketë karakter simbolik dhe festues, duke shënuar atë që banorët e konsiderojnë një fitore të rëndësishme qytetare. 

 

Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë qytetarët, ambientalistët dhe mbështetësit e kauzës, me kërkesën që të mos përdoren simbole apo mesazhe partiake.

 

Sipas banorëve, rasti i Kakomesë tregon se angazhimi i organizuar qytetar, i mbështetur në dokumentacion dhe argumente ligjore, mund të sjellë rezultate konkrete edhe pas dekadash përballjeje. 

 

Hapja e aksesit në këtë zonë konsiderohet prej tyre si rikthimi i një pasurie natyrore në përdorim të lirë për publikun.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy