Pacienti nga Puka rezulton me koronavirus, vetëkarantinohen 10 mjekë e infermierë të spitalit Shkodër (VIDEO)

Pacienti nga Puka rezulton me koronavirus, vetëkarantinohen 10 mjekë e infermierë të spitalit Shkodër (VIDEO)

Një pacient nga Puka i shtruar për disa ditë në spitalin rajonal të Shkodrës, është ndër tre personat e diagnostikuar me Covid-19 në qarkun e Shkodrës.

Pacientit i janë kryer dy herë analizat pasi simptomat që ka shfaqur, kanë detyruar mjekët t'ia dërgojnë analizat në Tiranë.

Për shkak se përgjigjia e parë nga Tirana ka rezultuar negative, personeli mjekësor i Spitalit Shkodër ka vijuar normalisht punën duke asistuar gjendjen e pacientit.

Por ditën e martë, gjendja shëndetësore e pacientit është rënduar dhe ai është dërguar me urgjencë në Spitalin Infektiv të Qendrës Spitalore në Tiranë ku i është nënshtruar një analize të dytë të tamponit dhe një ekzaminimi në skaner.

Përgjigja e dytë ka rezultuar pozitive për Covid-19 e për pasojë 10 mjekë dhe infermierë të spitalit të Shkodrës që kanë pasur direkt kontakt me pacientin, janë vetëkarantinuar. Pas marrjes së tamponit tashmë pritet përgjigjia e analizave nëse dhe ata janë infektuar nga koronavirusi.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy